Ministër i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj ka pritur në takim presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Me anë të një postimi në Facebook, Dukaj ka thënë se me Osmanin kanë biseduar për domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e administratës publike, digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.
“Sot kisha kënaqësi të veçantë të takohem me presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Vjosa Osmani-Sadriu. Duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes vendeve tona, biseduam për domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e administratës publike, digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike”, ka shkruar Dukaj në Facebook.
Dukaj tha se në këtë takim ata ranë dakord që perspektiva evropiane nuk ka alternativë dhe se rruga drejt anëtarësimit të plotë në BE është rruga e duhur për të forcuar pozitën e të dyja vendeve në bashkësinë ndërkombëtare./arbresh.info/
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...