Kosova është tronditur nga vdekja e 18 vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu, i cili nuk arriti të iu mbijetojë plagëve pasi u godit me veturë dhe u rrah me shkop të bejsbollit nga dy persona të mitur.
Të shqetësuar janë shprehur edhe vetë qytetarët e Podujevës, të cilët kanë kërkuar dënim për kryerësit e veprës, shkruan Arbresh.info.
Madje, disa prej tyre kërkuan edhe rikthimin e dënimit me vdekje.
“Ma keq çka me mendu, qaj që ka shpirt pak kjo punë keq është. Pa marrë parasysh që edhe ata ishin të rinj, por këto punë ligji i ka faj krejt. Siç tha avokati Tomë Gashi, me bo dënim me vdekje, por me i klasifiku, jo për fëmijë dënim me vdekje”, u shpreh një qytetar para mikrofonit të Arbresh.info.
Një tjetër qytetar potencoi se duhet të dënohen me burgim të përjetshëm.
“Duhet me i stopu këto sene, me e mbledh mendjen ky popull, nuk shkojnë senet kështu me e mbyt njerin… Duhet burg të përjetshëm për mendimin tim”, tha ai.
E disa kërkuan edhe rikthimin e regjimit si në kohën e Enver Hoxhës./Arbresh.info/
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...