Sulmi terrorist i 24 shtator në Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës, Afrim Bunjaku sipas deputetit të VV-së, Enver Dugolli, mund të përsëritet në secilën kohë, derisa Milan Radoiçiq është i lirë nga drejtësisë.
Siguria fragjile në veri, sipas Dugollit ishte situatë e njohur për Qeverinë, për çka sipas tij, në atë pjesë të vendit u bënë investime për rend dhe ligj, duke përfshirë edhe blerjen e infrastrukturës së re të armatimit.
“Derisa grupi terrorist i dirigjuar e sponzorizuar nga Beogradi, ende është i lirë, derisa nuk zhvillohet asnjë procedurë ndaj Milan Radojçiqit që është i lirë, gjithçka mund të pritet. Është e mundshme që ata të rigrupohen, të ripozicionohet dhe të provojnë sërish një skenar si të Banjskës. Por, që tani kemi një vëmendje më të shtuar të NATO-s dhe shteteve anëtare, që e kanë rrit prezencën.”, tha Dugolli në InfoNata.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...