Deputetja e grupit 6+, Duda Balje ka thënë se Peticioni për Bashkimin e Mitrovicës nuk ka arritur në Komisionin për të Drejtat e Njeriut.
Sipas saj, nëse kërkesa e kryetarit Agim Bahtiri vjen në këtë komision atëherë ata do ta shqyrtojnë në mënyrë të përgjegjshme.
“Nese vjen ne Komisionin tonë unë si kryetare dhe gjithë anëtarët do ta shyqrtojmë në menyrë të përgjegjshme, sepse është e drejtë e qytetarëve me vullnet te tyre ne do te mbështesim iniciativën e tyre për Bashkimin e Mitrovicës”, ka shkruar mes tjerash ajo në llogarinë e saj në Facebook.
Shkrimi i saj i plotë:
Të nderuar
Peticioni për Bashkimin e Mitrovicës, ne si Komision për Drejtat e Njeriut nuk e kemi marrë, kryetari i Mitrovicës e ka dërguar direkt te kryesia e Kuvendit.
Kjo është arsya që Ne në komsionin nuk kemi pasur çka me shqyrtu.
Nese vjen ne Komisionin tonë unë si kryetare dhe gjithë anëtarët do ta shyqrtojmë në menyrë të përgjegjshme, sepse është e drejtë e qytetarëve me vullnet te tyre ne do te mbështesim iniciativën e tyre për Bashkimin e Mitrovicës.
P.s
Luten mediet që të pasqyrojnë realisht punën e komisionit. I falenderoj per përcjelljen e vazhdueshme te punes se komisionit.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...