Gani Dreshaj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, ka akuzuar rëndë kryetarin e Komisionit për përcaktimin e demarkacionit me Malin e Zi, Murat Mehën, se ka montuar që nga ky komision të largohen anëtarë të ndershëm.
Dreshaj thotë se Murat Meha për para është gati ta shes edhe babin e tij dhe se, sipas tij, ka edhe vilë në Malin e Zi.
“Nuk e di kënd e ka mbështetje, nuk mund ta kalkuloj, por unë Murat Mehës i besoj gjithçka që bën për interesin e vet. Bën vaki që ka edhe far vile në Mal të Zi. Unë nuk e kam si fakt, por me të dëgjuar e kam, që po”, tha Dreshaj, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit.
Për Dreshajn, kohëve të fundit është raportuar se ka paguar rreth 70 mijë euro për mbrojtjen e Ramush Haradinajt në procesin gjyqësor që e pati në Francë.
Por, ai tregon se edhe kë e ka ndihmuar tjetër.
“Unë jam kujdes edhe sa ka qenë Fatmir Limaj në Hagë, me ato mundësi sa kam pas. Për mbrojtje nuk kam dhënë, por kanë disa shpenzime që duhet me i pas 500-1000 euro në muaj. Pastaj kam ndihmuar Haradin Balajn, e pastaj Ramushin me miq. Jemi mundu me ju qëndruar gati sa për të mos mbet keq”, tha ai.
E pikërisht ai, është edhe kandidat i AAK-së për Istogun, derisa thotë që ka përkrahjen edhe të AKR-së, PDK-së dhe Nismës në këtë komunë.
https://www.youtube.com/watch?v=6SZG4sdt3hY
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...