Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se në këtë komunë ka ndërruar jetë një person i infektuar me Covid-19.
Lladrovci përmes një shkrimi në facebook ka thënë se ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë, shkruan arbresh.info.
Ai poashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të së ndjerës për humbjen e anëtares së tyre.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit,
Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë.
Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.
Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne.
Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtarës se dashur të familjes.
Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit që përfundoi me fatalitet.
Të prekurve nga virusi covid-19, ju uroj shërim të shpejtë.
Respektoni masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.
Mbani maskat, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, mbroni familjet Tuaja dhe shëndetin publik!/arbresh.info
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh