Drejtori i Agjencisë Kadastrale, Avni Ahmeti, nuk komentoi arrestimin e zyrtarëve në këtë agjenci dhe në agjencinë e Arkivave ditë më parë.
Në konferencën e mbajtur për media Ahmeti u pyet lidhur me arrestimin e katër zyrtarëve të dy agjencive, por ai nuk komentoi shumë në këtë çështje.
Ai tha se kjo është çështje e organeve të drejtësisë, si dhe janë të hapur për bashkëpunime.
“Është çështje e organeve të drejtësisë dhe nuk duam të përzihemi në hetime, ne jemi ta hapur për bashkëpunim dhe drejtësia është primare”, tha Ahmeti.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar javën e kaluar katër persona zyrtarë publikë pas një aksioni në agjencitë e Arkivave dhe ato Kadastrale në disa komuna të vendit./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira