Google ADS

Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në vlerë 10 mijë euro

17:42 | 23 Shkurt 2022
L G

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontrolla në tri barnatore në qytetin e Prishtinës.

Me këtë rast është hasur në 482 artikuj të ndryshëm (482 lloje te Barnave) te kontrabanduar / pa dokumentacion përcjellës, me vlerë rreth 10,000.00 Euro.

Malli është sekuestruar dhe është proceduar me tutje në procedurë kundërvajtës, shkruan arbresh.info.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme