Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, ka sekuestruar 237 mijë ambalazhe të paligjshme për cigare gjatë një kontrolli të rregullt doganor.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrolli është realizuar në kuadër të aktiviteteve të menaxhimit të riskut ndaj një dërgese të ardhur nga Turqia.
Njoftimi i plotë:
Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të kontrollit doganor dhe menaxhimit të riskut, ka realizuar një kontroll të detajuar doganor ndaj një dërgese të ardhur nga Turqia.
Gjatë këtij kontrolli, zyrtarët doganorë kanë zbuluar dhe sekuestruar gjithsej 237,000 copë/pako për ambalazhim të 20 cigareve, të cilat mbanin mbishkrimin “DRINA”.
Malli nuk ishte i deklaruar në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi dhe dyshohet se kishte për qëllim përdorimin për prodhim ose paketim të produkteve të duhanit në kundërshtim me dispozitat ligjore, me ç’rast efekti në parandalim nga humbjet potenciale fiskale është rreth 340,000 euro.
Janë ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale përkatëse, përfshirë sekuestrimin e mallit dhe inicimin e procedurave administrative kundërvajtëse dhe hetimore, në bashkëpunim me institucionet kompetente.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e tregtisë së paligjshme, mbrojtjen e tregut dhe shëndetit publik, si dhe në garantimin e konkurrencës së ndershme për bizneset që veprojnë në përputhje me ligjin./Arbresh.info
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...