Dogana e Kosovës ka ndaluar një rast të kontrabandës me produkte estetike, duke sekuestruar rreth 100 paketime Botox dhe Filler pa dokumentacion dhe me origjinë të dyshimtë, të cilat sipas Doganës, paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Njësitë operative të Doganës së Kosovës gjatë një aksioni në magjistralen Prishtinë – Ferizaj kanë ndaluar një veturë të dyshimtë që përdorej për shpërndarjen e paligjshme të mallrave të kontrabanduara.
Gjatë kontrollit të automjetit, oficerët doganorë kanë gjetur rreth 100 paketime të produkteve Botox dhe Filler, “pa origjinë dhe pa dokumentacion përcjellës, me vlerë të përgjithshme prej 9,479.49 euro”. Hetimet e para tregojnë se këto produkte janë futur në Kosovë përmes rrugëve ilegale, duke shmangur kontrollin doganor dhe pa respektuar kushtet e ruajtjes që kërkohen për produktet e këtij lloji.
Dogana ka vënë në dukje se për shkak të natyrës së ndjeshme të këtyre produkteve, “përdorimi i tyre paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, pasi ato nuk janë testuar, nuk kanë certifikim ligjor dhe janë ruajtur në kushte të papërshtatshme”.
Dogana e Kosovës njofton se do të vazhdojë me procedurat hetimore në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe apelon te qytetarët “të shmangin blerjen e produkteve të tilla të pasigurta dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që lidhet me kontrabandën dhe tregtinë ilegale”.


Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...