Dogana e Kosovës njofton se sot rreth orës 04:50, në pikën kufitare të kalimit në Merdare, gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar nga zyrtarët doganorë, është ndaluar një automjet në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës për kontroll të zakonshëm kufitar.
Drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, ndërsa pas kontrollit të detajuar të automjetit, në bagazh janë zbuluar pajisje mjekësore të padeklaruara, si më poshtë:
– 8 (tetë) defibrilatorë të përdorur – Lifepak Medtronic
– 3 (tre) defibrilatorë të rinj – Physio-Control Lifepak CR2
– 2 (dy) pako ndihme të parë
“Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj rastit po zhvillohet procedurë për kundërvajtje doganore në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK). Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në garantimin që pajisjet mjekësore që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës të jenë të sigurta, të certifikuara dhe të kontrolluara sipas standardeve të përcaktuara”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...