Zyrtarët doganorë në Pikën Kufitare të Vërmicës kanë ndaluar një sasi prej 110 litrash vaj ulliri të padeklaruar, të fshehur në një automjet që po tentonte të hynte në Kosovë.
Sipas një postimi të Doganës në Facebook, kontrolli u zhvillua rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, pasi personi përgjegjës kishte mohuar se posedonte mallra për deklarim.
Gjatë kontrollit të detajuar, në automjet u gjetën 22 bidona prej 5 litrash secili, pa dokumentacion për origjinën e mallit.
Personi është proceduar për kundërvajtje doganore, në përputhje me nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK).
“Dogana e Kosovës rikujton qytetarët dhe udhëtarët se janë të obliguar të deklarojnë saktësisht çdo mall gjatë hyrjes në territorin e vendit. Mosdeklarimi përbën shkelje ligjore dhe sjell masa ndëshkuese”.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...