Dogana e Kosovës ka njoftuar se duke marr parasysh se tani kemi hyrë në sezonin kur pritet fluks i lartë i bashkatdhetarëve tanë të cilët vizitojnë Kosovën për pushime, ka lëshuar udhëzime për stafin e saj në pikë-kalimet kufitare ashtu që lehtësohet kalimi për udhëtaret në aspektin e procedurave doganore.
Drejtori i përgjithshëm ka kërkuar që stafi në pika kufitare duhet të jetë në nivel të detyrës dhe duhet të ketë parasysh brengat e tyre dhe peripecitë eventuale me të cilat kanë mundur të ballafaqohen gjatë rrugëtimit, andaj ka lëshuar udhëzime që të reflektojnë respekt dhe mirëkuptim.
Derisa sa i përket mallrave që eventualisht mund të bartin me vete, stafi është udhëzuar që të analizoj rastet e veçanta dhe të mos krijohen situata kur bashkatdhetarët tonë vonohen për gjëra të parëndësishme.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë