Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Zyrën për Zhdoganimin e mallrave postare është identifikuar një rast i dyshuar për tentim futje të farave të kanabisit në Kosovë, përmes një pakoje të ardhur nga Gjermania.
Sipas njoftimit, gjatë një kontrolli të rregullt fizik të një pakoje me mallra ushqimore, është zbuluar një produkt i deklaruar si “fara bio për konsum”, që përmbante 650 gram fara me pamje të ngjashme me ato të bimës së kanabisit.
Me të hasur në dyshimet, rasti është adresuar menjëherë tek Njësiti Anti-Drogë i Policisë së Kosovës, i cili ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Policia ka ndaluar personin që kishte ardhur për të marrë pakon, ndërsa materiali i dyshuar është sekuestruar dhe dërguar për hetime të mëtejshme.
Autoritetet kanë deklaruar se mbeten të përkushtuara në luftën kundër kontrabandës dhe futjes së mallrave të ndaluara në vend, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur