Të 18 të arrestuarit dhe shpallurit në kërkim nga aksioni i së martës për krim të organizuar dhe kontrabandë janë recidivist të veprave të njëjta dhe ngjashme penale.
Në një intervistë për Top Channel, Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu tregon se të gjithë i përkisnin të njëjtit grup, të cilët brenda skemës kishin përgjegjësi të ndryshme, nga futja e mallit në Kosovë e deri tek dorëzimi në një vend të BE-së.
Po ky vend, i cili për shkaqe të hetime nuk bëhet i ditur, përbën fillesën e zbardhjes së skemës së dyshimtë kriminale.
I pari i doganës tregon se njëri nga personat në kërkim, që u ka siguruar tregun produkteve të kontrabanduara ka me dhjetëra procese gjyqësore, disa ende të hapura.
Llugaliu tregon se vlera e mallit të konfiskuar është afër 250 mijë euro. Produktet e konfiskuara fillojnë nga cigaret që kanë akcizë të lartë.
Ai tregon së dogana ka njohuri edhe për persona të tjerë të përfshirë në kontrabandë për çka po vazhdojnë hetimet deri zbulimin e skemës.
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...