Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit, ka reaguar në profilin e tij ndaj Qeverisë Kurti, pasi Gucati thotë se askush nuk ka reaguar për dënimin e babait të tij dhe Nasim Haradinajt nga Gjykata Speciale.
Gucati ka thënë se kabineti i Kurtit reagon gjithmonë sa herë që dënohen njerëz të VV-së për keqpërdorim të detyrës zyrtare duke thënë se shteti është i kapur, derisa shton se s’kanë bërë asnjë reagim për dënimin e dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Sipas Musli Gucatit, një mos-reagim i tillë “lënë për të nënkuptuar së i janë gëzuar dënimit të krerëve të OVL-së së UÇK-së”.
Reagimi i plotë:
Dy burra u dënuan vetëm pse i treguan opinionit publik bashkëpunimin e Zyrës së prokurorit të specializuar me prokuror dhe kriminel serb ndërsa kryeminstri ynë thoshte së janë filma të inskenuar por nuk është diçka e re kjo sepse gjithmonë kryeminstri aktual ka qenë kundër proceseve të mëdha historike të Kosovës.
Kur dënohen njerëzit e tyre për keqpërdorim të detyrës zyrtare reagon i gjithë kabineti i tij së shteti është i kapur ndërsa kur u dënuan dy trima dhe çlirimtare asnjë reagim nga qeveria e Kosovës, me mos reagim lënë për të nënkuptuar së i janë gëzuar dënimit të krerëve të OVL-së së UÇK-së./arbresh.info/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...