Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë në një takim me delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr ndihmësi i parë i zëvendës sekretarit të Departamentin të Energjisë, Matthew Zais, përfaqësues tjerë nga Departamenti i Energjisë, Shtëpia e Bardhë dhe agjencione tjera në Administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Qëllimi i këtij takimi ishte implementimi i pikave të Marrëveshjes së 4 Shtatorit, të cilat lidhen me diversifikimin e burimeve të sektorit të energjisë, si dhe Studimin e Fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, ministri Kuçi në ekspozenë e tij rreth strategjisë së ardhshme të energjisë dhe diversifikimit të burimeve, tha se kjo strategji do të mbështetet në pesë shtylla: 1) Burimet e Energjisë së Ripërtritshme; 2) Burimet e Linjitit; 3) Burimet e Gazit; 4) Aplikimi i masave Efiçiente të Energjis dhe 5) Integrimi në Tregun Regjional.
Mbi këtë bazë, ministri Kuçi u zotua për projektet konkrete që do të transojnë rrugën për jetësimin e këtyre objektivave.
Në aspektin e Studimit të Fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, si një nga pikat e veçanta në Marrëveshjen e 4 Shtatorit, ministri Blerim Kuçi paraqiti një historik të shkurtër të Ndërmarrjes Publike “Iber-Lepenci”, e cila që nga viti 1967 operon dhe menaxhon me asetet ekzistuese, përfshirë edhe Liqenin e Ujmanit.
Ministri Kuçi mirëpret angazhimin e Departamentit të Energjisë së SHBA-ve, për një studim fizibilitetit serioz, i cili do të rezultonte me investime shumë të nevojshme për këtë resurs strategjik të Kosovës. Me qëllim të implementimit të suksesshëm, Qeveria e Kosovës do të procedojë planin aksional që do të koordinoj punën me grupe teknike vendore për Marrëveshjet e 4 Shtatorit.
Matthew Zais përsëriti edhe njëherë zotimin e SHBA-ve në mbështetje të Kosovës, në funksion të diversifikimit të burimeve të energjisë, rritjes së sigurisë së furnizimit dhe tranzicionit gradual drejt burimeve të qëndrueshme të energjisë./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...