Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë sot Kuvendin e punës, në të cilin pritet që kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, të kërkojë votëbesimin e delegatëve, pas rezultatit zhgënjyes të arritur në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Punimet e Kuvendit janë paraparë të nisin në orën 12:00.
Ndërkohë, Abdixhiku kishte bërë të ditur se do të ofrojë dorëheqje nga posti i kryetarit gjatë një konference për media, të mbajtur pas takimit me nënkryetarët e partisë.
Ai kishte deklaruar se, në rast se LDK nuk e pranon dorëheqjen e tij, do të detyrohet të vazhdojë ushtrimin e funksionit të kryetarit.
Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar publikisht se pas dorëheqjes së
Abdixhikut do të kërkojë mbështetjen e delegatëve për të marrë drejtimin e partisë në Kuvendin e planifikuar për sot.
Ai është shprehur i gatshëm të marrë përgjegjësinë për ringritjen politike dhe organizative të partisë, duke u zotuar për një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, në përputhje me Statutin e LDK-së./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...