Me rastin e 18-vjetorit të shtetësisë së Kosovës, policia ka hartuar dhe ka vënë në zbatim një plan të veçantë operativ me qëllim garantimin e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve festive.
Plani parasheh masa të shtuara sigurie, monitorim të vazhdueshëm të situatës në mënyrë që qytetarët të mund ta festojnë Ditën e Pavarësisë në një atmosferë të qetë.
Manifestimet për këtë përvjetor të 18-të kanë nisur që nga data 16 shkurt dhe po zhvillohen sipas agjendës shtetërore, me aktivitete të ndryshme kulturore dhe ceremoniale.
Në kuadër të tyre do të mbahet edhe parakalimi i Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe i Policisë së Kosovës.
“Ndërprerja e qarkullimit të trafikut pritet të fillojë nga ora 07:00 në rrugët operacionale, rruga Fehmi Agani, rruga Luan Haradinaj, rruga Kostra Novakoviq, rruga Tiranës – hekurudhës në kthim njëra korsi, si dhe rruga Robert Doll njëra korsi për parkimin e autobusëve dhe kamionëve për personelin e PK-së dhe FSK-së”.
Policia ka apeluar tek qytetarët që të shmangin këto rrugë dhe të shfrytëzojnë alternativa të tjera për të evituar kolonat dhe vonesat në komunikacion.
“Me qëllim të shmangies së kolonave të mundshme dhe lehtësimit të qarkullimit të trafikut për aktivitetet e parapara, LUTEN qytetarët, pjesëmarrësit në trafik që të shmangin frekuentimin e këtyre rrugëve dhe të orientohen në rrugë alternative, ku për këtë do të kujdesen njësitë policore të trafikut.
“Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik dhe njëherit i falënderon për bashkëpunimin e vazhdueshëm të treguar me PK-në”, thuhet në një njoftim.
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...