Sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down.
Në kuadër të kësaj dite, presidentja Vjosa Osmani ka takuar persona të jashtëzakonshëm, të cilët janë të prekur nga kjo sindromë.
Ajo i quajti ata burim frymëzimi dhe dashurie për të gjithë, duke shtuar se duhet angazhim për mbështetjen e tyre, duke krijuar mundësi të barabarta dhe një mjedis ku ata mund ta shprehin plotësisht potencialin e tyre.
“Ata janë burim frymëzimi dhe dashurie për të gjithë ne. Është detyra jonë të angazhohemi për mbështetjen e tyre, duke krijuar mundësi të barabarta dhe një mjedis ku ata mund ta shprehin plotësisht potencialin e tyre. Në Ditën Botërore të Sindromës Down, takova persona të jashtëzakonshëm—plot energji, dashuri dhe forcë. Një moment frymëzues që na kujton rëndësinë e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse. Le ta vazhdojmë së bashku këtë rrugëtim!”, ka shkruar ndër të tjera e para e vendit.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...