Sot është Dita Botërore e Autizmit e cila është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2007, si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.
Shënimi i kësaj dite është vendosur më 2 prill 2007 dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas dore.
Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.
Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse.
Në pak raste autizmi është shenjë e një problemi gjenetik, i tillë si X i Brishtë, megjithatë në shumë raste nuk njihen shkaqet.
Aktualisht, au tizmi mendohet se shkaktohet nga një kombinim i gjeneve dhe faktorëve mjedisorë. Vlerësohet se 1 për qind e popullatës globale është autike.
Çdo vit kjo ditë është shënuar edhe në Kosovë, por për shkak të situatës së krijuar me COVID-19 tashmë dihet se janë anuluar të gjitha aktivitetet.
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...