Diskutohet projekt-rregullorja për orarin e punës dhe pushimet për zyrtarët publik

18:04 | 22 Tetor 2021
Gita

Zyrtarë të Ministrisë së Administratës Publike, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, janë takuar sot për të diskutuar projekt-rregulloren për orarin e punës dhe pushimet për zyrtarët publik.

Sipas njoftimit të AKK-së në takimin e radhës së Kolegjiumit të Menaxherëve të Personelit, u shqyrtua “Projekt-rregullorja për orarin e punës dhe pushimet për zyrtarët publik”, e cila është në fazën e diskutimit publik, shkruan arbresh.info.

“Projekt-rregullorja buron nga Ligji për Zyrtarët Publik, por ka marrë për bazë rregullimin e orarit të punës dhe organizmin e pushimeve sipas Ligjit të Punës. Menaxherët e Personelit të komunave paraqitën vërejtjet e tyre, dhanë rekomandime dhe propozime, kërkuan më shumë saktësime në mënyrë që të mos krijohen situata të nënkuptueshme por ata të precizohen qartë në rregullore”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët e ministrisë përkatëse të cilët edhe janë anëtarë në grupin punues dhanë disa sqarime.

Po ashtu i paraqiten edhe disa situata që iu kanë dhënë zgjidhje që kishin qenë edhe kërkesë e shumë zyrtarëve publik, si orari fleksibil, bartja e pushimit vjetor nga një institucion në institucionin tjetër etj.

Ndryshe AKK-ja do të përcjellë të gjitha procedurat deri në miratimin e kësaj rregullore./arbresh.info/

Njoftimi i plotë