Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) organizon takimin e grupit punues me media lidhur me kushtet e punës të gazetarëve.
Takimi i grupit punues do të adresojë kushtet e punës të gazetarëve dhe zbatimin e ligjeve të punës në Kosovë.
Temat që do të diskutohen janë pagat e gazetarëve, kontratat e punës, pushimi i lehonisë, kompensimet për punë jashtë orarit dhe puna praktike.
Në mesin e ftuarve në këtë punëtori janë përfaqësuesit e mediave, të Asociacionit të Gazetarëve, të shoqërisë civile, ligjvënës dhe përfaqësues të Inspektoratit të Punës. Punëtoria do të mbahet në suazat e një projekti më të gjerë të OSBE-së mbi vetëdijesimin e gazetarëve dhe mundësimin e kryerjes së detyrave pa qenë të frikësuar apo të kërcënuar.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë