Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), mbajnë konferencë për media, me temën “Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)” .
Instituti GAP, GLPS dhe PIPS me mbështetje të Ambasadës Holandeze në Kosovë janë duke bashkëpunuar në projektin e monitorimit dhe avokimit të mëtejshëm të zbatimit të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA).
Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) është një marrëveshje e nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian e cila shërben për t’u dhënë prioritet obligimeve kryesore të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) në fushën e (I) qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, (II) konkurrueshmërisë dhe klimës së investimeve, si dhe (III) punësimit dhe arsimit.
Në këtë konferencë do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi i obligimeve të mbetura dhe të parapara që të finalizohen gjatë vitit 2018, sipas vendimit nr. 01/13 të Qeverisë së Kosovës për prioritetet kyçe të Agjendës Evropiane për vitin 2018.
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga