Një person ka raportuar se 2-3 persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit ndërtimor, me ç’rast një predhë kishte mbetur në korridorin e këtij objekti.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se njësitet policore pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar edhe një fishekë dhe një gëzhojë cal-7.6 mm.
Ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.
“Lidhur me ngjarjen është informuar e konsultuar edhe prokurori.”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është në proces hetimi.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Rr. Bedri Shala, Prishtinë 04.03.2024-21:42. Ankuesi kosovar ka raportuar se, (2-3) persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit ndërtimor, me ç’rast një predhë kishte mbetur në korridorin e këtij objekti. Njësitet policore pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar edhe një fishekë dhe një gëzhojë cal-7.6 mm. Të lënduar nuk ka, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Lidhur me ngjarjen është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti në proces hetimi.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë/Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...