Diplomojnë sot 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Siguri Publike

08:20 | 22 Janar 2026
E.K

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), organizon sot ceremoninë e diplomimit të 21 kadetëve për zjarrfikës, e cila shënon përfundimin me sukses të Trajnimit Profesional për këtë gjeneratë.

Në këtë ceremoni është ftuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe përfaqësues të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, institucioneve të sigurisë publike dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ceremonia do të mbahet të enjten më 22 janar 2026 në ora: 11:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).