Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga kjo komunë, për të cilin kishin pranuar informacion se mbante dhe ekspozonte armë në brezin e tij.
“Me date 8 qershor 2021, policia në Prizren kishte pranuar informacion se një qytetar mbante dhe ekspozonte armë në brezin e tij. Rasti kishte ndodhur në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren. Shqetësimit të qytetarëve policia ju kishte përgjigjur menjëherë, duke e ndaluar të dyshimtin dhe gjatë kontrollit trupor ju kishte gjetur një armë e tipit pistoletë”, ka bërë të ditur policia në njoftimin e tyre.
Të njëjtit, policia në koordinim me prokurorinë ka bërë të ditur se ia kanë kontrolluar edhe shtëpinë, ku iu janë gjetur edhe dy armë të tjera.
“Hetuesit policor pas gjetjes së armës dhe ndalimit të personit të dyshimtë, informuan prokurorin e Shtetit nga i cili morën autorizim për kontrolle edhe në shtëpinë e personit të dyshimtë. Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, policia gjeten ne posedim të personit të dyshimtë edhe të dy armë tjera të tipit pistoleta së bashku me municionin përkatës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej tri armë pistoleta, 50 fishek kalibër 6.35 mm, 26 fishek kalibër 7.65 mm, 15 fishek kalibër i panjohur, 19 fishek të pistoletës me gaz dhe 1 fishek me mbishkrim 9×17. Për veprën penal mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve u ndalua i dyshimti A.Xh i lindur në vitin 1994, i cili më aktvendim të prokurorit të Shtetit ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Real Madrid – Manchester City, publikohen formacionet ...
Spanja tërheq përgjithmonë ambasadorin nga Izraeli, thellohe...
AAK-ja mban nesër konferencë për media
Mbi 3.8 milionë euro dëm shtetit austriak, dënohen dy shqipt...
Real Madridi e konsideron Pochettinon për trajner, gjiganti ...
Irlanda konfirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën evropian...