Një veturë zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë ka marrë flakë të mërkurën, pak pas mesnate, në parkingun e saj në objektin e ish-Rilindjes në Prishtinë.
Zjarri, veturën Toyota me targa 3Z e ka kapluar rreth orës 00:30 të së mërkurës, dhe sipas Policisë shkaqet e përfshirjes mbesin ende të paqarta, porse rasti vazhdon të hetohet.
“Raportohet se ne parkingun e Ministrisë se Drejtësisë, për shkaqe te panjohura është përfshi nga zjarri vetura Toyota me targa 3Z. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për te lënduar, ndërsa rasti po hetohet”,njofton Policia e Kosovës.
Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës
Osmani vlerëson mbështetjen në Dragash: Kur bashkohemi, jemi...
Begaj pret Costën: Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë dre...
KQZ akrediton 15,782 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet e 7 qer...
Meta lë përkohësisht burgun, mbërrin në Skrapar për varrimin...
Guardiola i thotë “jo” ribashkimit të tij me Mes...