Në orët e para të mëngjesit është djegur një shtëpi në fshatin Panorc të Malishevës, ku si pasojë e zjarrit ka vdekur një 76-vjeçar, derisa një tjetër person është dërguar në trajtim mjekësor në QKUK.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj njofton se në shtëpi kanë qenë katër persona, ku njëri prej tyre nuk kishte arritur të dilte.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 02:40, policia është njoftuar se në fshatin Panorc-Malishevë një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se në shtëpinë që ishte duke u djegur kishin qenë duke banuar katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte. Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima mashkullor i moshës 76 vjeçare, pa shenja jete (vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes). Po ashtu njëri prej të mbijetuarve për shkak të gjendje së rënduar shëndetësore, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Zjarrvënie” dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar shkaktarët e incidentit, tha Elezaj./Arbresh.info/
Serbët duan ta heqin simbolin që e vendosi Erden Atiqi në ve...
Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap...
Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrug...
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...