Në fshatin Hoqë të Madhe të Rahovecit është djegur një flamur serb te një pllakë përkujtimore.
Sipas policisë, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, shkruan Arbresh.info.
Tutje, policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës se është djegur një flamur, ka dalë në vendin e ngjarës dhe kanë vërejtur se në hyrje të fshatit te pllaka përkujtimore, nga persona të panjohur është djegur pjesërisht një flamur i shtetit serb. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”./Arbresh.info/
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...