Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat për temperaturat në 5 ditët e ardhshme.
Sipas Institutit fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë rajonin dalëngadalë po dobësohen, kështu që për dallim nga ditët e para të javës të cilat paraqiten me mot stabil dhe të ngrohtë.
“Nga dita e enjte priten kushte tjera meteorologjike, sepse në fushat barike pritet të ketë rënie dhe kushte për formim të vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset kodrinore-malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.
Bëhet e ditur se reshjet do të ndikojnë në rënien e përkohshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
“Dita e hënë dhe e martë, paraqiten si ditë më të nxehta të javës, derisa dita e enjte do të regjistroj temperaturat më të ulëta të javës. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.”, përfundon komunikata e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...
Arrestohet një person për gjuajtjen me armë në Prishtinë
Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...