Në shënim të 74-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut e në ditën e fundit të “16 ditëve të aktivizmit Kundër dhunës në baza gjinore”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, theksoi se me angazhimin e pashoq, të palodhshëm e të pakursyer të Ministrisë së Drejtësisë, e cila e ka përcaktuar parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore si një nga 5 objektivat strategjike të saj, Qeveria ka prioritizuar luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Fjalën e tij, Kurti e kishte filluar duke numëruar emrat e grave dhe vajzave që janë vrarë nga partnerët e tyre.
Ai u shpreh se dhuna kundër grave e vajzave nuk është dukuri vetëm në shoqërinë tonë dhe se për fat të keq, secilin vit, në secilin shtet, ku më shumë e ku më pak, gratë e vajzat vazhdojnë të jenë viktima të burrave të frustruar e të dhunshëm.
“Studimet tregojnë që në botë një në tri gra përjeton dhunë fizike ose seksuale, kryesisht nga partneri i saj. Ajo ua pamundëson atyre pjesëmarrjen e plotë në shoqëri, i prekë familjet e tyre, komunitetin e përbashkët por edhe shtetin në tërësi”, theksoi më tej kryeministri.
“Andaj duhet adresuar së bashku. Vetëm me punë e aktivizëm të përbashkët mund të ndryshojmë mentalitetin shoqëror. Për këtë na nevojitet solidaritet kombëtarë e solidaritet ndërkombëtarë”, tha ai.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se para shumë të pranishmëve, Kurti u shpreh se mekanizmat për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore janë themeluar dhe tani po funksionojnë, por se krahas përgjegjësisë profesionale në institucionet tona, duhet rritur përpjekjet e veprimet e përbashkëta në luftë kundër dhunës në familje e dhunës me bazë gjinore.
“Si shoqëri me vetëdije, si institucione me përgjegjësi, si qytetarë të ndërgjegjshëm, këtë dukuri duhet ta luftojmë në mënyrë efikase tërë kohën, nga të gjithë, nga secili, kudo. Që të mos lejojmë të kemi as edhe një viktimë më shumë”, tha në fund Kurti./arbresh.info/




“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...