Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Daorsa Kica- Xhelili ka reaguar pasi ka dështuar të konstituohet Komisionit për Hetimin Parlamentar për dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore.
Kica- Xhelili shkruan se Komisioni nuk u konsititua pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk erdhën.
“Isha në Komision Hetimor në Kuvend për Rezervat Shtetërore (SKANDALI i vajit, miellit etj). Deputetët e VV nuk erdhën. Komisioni nuk u konstituua”, shkruan deputetja, përcjell Arbresh.info
Me votë të deputetëve pjesëmarrës nga partitë opozitare, u caktua që konstituimi i këtij Komisioni të bëhet sot nga ora 15:00, Kica- Xhelili thotë që nuk do të heqin dorë.
“Mundësinë e radhës e kanë në orën 15:00, sepse ne nuk heqim dorë”, shkruan ajo.
Ani pse ishte paraparë që sot në ora 10:00 të bëhet konstituimi i këtij Komisioni, kjo nuk u bë në mungesë të deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, dështon mbledhja e Komisioni Hetimor Parlamentar
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...