Ka dështuar të konstituohet Komisionit për Hetimin Parlamentar për dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore.
Ani pse ishte paraparë që sot në ora 10:00 të bëhet konstituimi i këtij Komisioni, kjo nuk u bë në mungesë të deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje, raporton Arbresh.info.
Me votë të deputetëve pjesëmarrës nga partitë opozitare, u caktua që konstituimi i këtij Komisioni të bëhet sot nga ora 15:00.
Ndërkohë, për këtë dështim deputetët opozitarë po fajësojnë kolegët e tyre nga Vetëvendosjes
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Pal Lekaj tha se papërgjegjshmëria e tyre po tregon se ata diçka po fshehin dhe po frikësohen.
Ndërsa deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, pohoi se deputetët e pozitës kanë qenë të informuar, por nuk kanë dashur të jenë të pranishëm.
Edhe kryesuesi i këtij Komisioni, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tregon se ka takuar deputetin Armend Muja të VV-së, i cili i ka thënë se ka komision tjetër dhe se do lajmërohet, por nuk e ka bërë një gjë të tillë. Sipas tij, VV-ja po tenton të ikë. /Arbresh.info/
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë