Ka dështuar sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për shkak të mungesës së kuorumit për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Këshillit.
Në këtë mbledhje pati reagime nga kandidati për kryesues, Rrustem Thaqi, si dhe nga anëtarë të tjerë të KGJK-së, të cilët shprehën shqetësime për situatën e krijuar.
“Është e papranueshme nëse ka sinkronizim me politikën dhe grupe të interesit. Çdo tendencë për të favorizuar dikë është e papranueshme. Detyra jonë është ta promovojmë KGJK-në. Unë nuk do të jem palë asnjëherë. Gjendja në të cilën ndodhet KGJK nuk është e zakonshme. Kërkoj nga ju, zv. kryesuese, që ta caktoni takimin e radhës dhe që në këtë mbledhje të mos caktohen tema që mund të shkaktojnë diskutime.”
Anëtarët e Këshillit theksuan se mungesa e kuorumit është një situatë e pazakontë dhe problematike.
“Ne duhet t’ua mundësojmë kuorumin në mënyrë që dy kandidatët të zgjidhen.”
Ndërkohë, u kërkua respektimi i detyrës zyrtare dhe u trajtua edhe mungesa e njërit prej gjyqtarëve.
“Secili anëtar duhet ta respektojë detyrën zyrtare. Për mungesën e gjyqtarit Fahret Velija në këtë mbledhje u kërkuan fakte për mungesën e tij për shkaqe shëndetësore.”
Mbledhja dështoi pasi gjyqtari Fahret Velija nuk ishte i pranishëm për shkaqe shëndetësore, duke pamundësuar arritjen e kuorumit.
Anëtarët ngritën gjithashtu dilema për pengesa të mundshme nga akterë të jashtëm, ndërsa nuk u caktua data për mbledhjen e radhës.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...