Posta e Kosovës ka lëshuar të premten në qarkullim pullën postare e cila u kushtohet katër dëshmorëve të familjes Lleshi: Markut, Prendit, Kolës dhe Memës të cilët ranë heroikisht në luftën e UÇK-së për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Kjo pullë është promovuar sot në Akademinë Përkujtimore që është mbajtur nën patronatin e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e cila ka folur për kontributin dhe heroizmin e familjes Lleshi gjatë luftës çlirimtare.
Ndërkaq, për pullën postare me imazhin e katër dëshmorëve ka folur Halit Isufi, kryesues i Bordit të Drejtorëve të Postës së Kosovës i cili theksoi se Marku, Prendi, Kola dhe Mema ishin luftëtarë të orëve të para.
” Jehona e pushkëve të tyre nuk pushoi asnjëherë, deri në rënien e tyre në fushën e nderit. Rrëfimi për trimërinë e tyre nuk do të zbehet kurrë”, ka thënë Isufi.
Në emër të familjes së dëshmorëve, të pranishmit i ka përshëndetur dhe falënderuar, Gegë Lleshi.
Florentino Perez po përballet me një fushatë gjithnjë e më t...
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Kosova U21 nis përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qersh...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...