Në seancë të mbyllur për publikun, ka filluar dëshminë dëshmitari i 54-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W04739 në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, kjo gjë po bëhet për mbrojtjen e dëshmitarit, i cili është me masa mbrojtëse.
Para se të mbyllet tërësisht seanca, gjyqtari Smith III ka dhënë një urdhër gojor lidhur me pranimin e regjistrimeve të versionit audio dhe video sipas deklaratave të Rregullës 153.
“Trupi gjykues në pajtim me urdhrin e katërt gojor të trupit gjykues të datës 15 janar 2024 në parashtrimin e protokolluar F02197 ZPS ka paraqitur si dokument për pranimin në prova materiale, regjistrimet në audio dhe video të deklaratave të dëshmitarëve të mëparshëm të pranuar sipas Rregullit 153, në vendimet e trupit gjykues F0194 dhe F02111. Pasi i konstaton këto vendime e si në pajtim me deklaratat e Rregullës 153, trupi gjykues i pranon ato në prova materiale dhe po ashtu udhëzon Zyrën Administrative që të caktojë këto prova materiale të incizimeve me audio dhe video duke caktuar edhe numrat e provave materiale si ato të përcaktuara në deklarata sipas Rregullës 153”, ka theksuar gjykatësi.
Sipas tij, trupi gjykues e udhëzon më tej ZPS-në që të bëjë parashtrime për klasifikimin e dokumenteve të tilla ose regjistrimeve në audio dhe video, jo më vonë se 5 prilli 2024.
Ndërsa, të mërkurën pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 53-të, ish-diplomati Shaun Byrnes në këtë çështje gjyqësore.
Të enjten pritet të vazhdohet sërish me dëgjimin e dëshmitarit 04739. Gjyqtari Smith III, inkurajoi palët që të kenë parasysh që dëshmia e këtij dëshmitari të përfundojë gjatë ditës së enjte pasi sipas tij ata do të shkojnë në një pushim prej dy javësh./rtk
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshn...
Policia e Kosovës pranon donacion nga KFOR-i
Takimi Haradinaj–Spiropali, theksohet bashkëpunimi Kosovë–Sh...