Vasfije Krasniqi-Goodman, nesër do të rrëfejë para Kongresit Amerikan për dhunën që përjetoi nga dy burra serbë kur i kishte vetëm 16 vjeç.
Në Kongresin Amerikan Krasniqi-Godman shkon me ftesë të kongresistit amerikan Eliot Engel.
‘Ambasadorja e guximit’, thotë se ky takim për të është shumë i rëndësishëm.
“ Unë jam e ftuar që të shkoj si dëshmitare e gjallë e luftës, Serbia që i ka bërë krimet në Kosovë, jam me vëllezërit Bytyqi, kështu që për mua është një takim shumë i rëndësishëm. Sepse mua rasti më ka dështuar në Kosovë, tash përmes Amerikës shpresoj që diçka drejtësia të ndryshojë, sepse Amerika ka gjasa që mund të ndërmerr për rastin tim edhe rastet e 20 mijë viktimave tjera”, tha Krasniqi-Godman.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...