Policia e Kosovës, hetuesit e antidrogës në Gjilan mbrëmë rreth orës 21:00, kanë pranuar informatë nga një qytetar i cili, gjatë riparimit të ulëses së veturës së tij në Kamenicë, ka gjetur dy paketime të dyshuara me substancë narkotike.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 1.8 kg marihuanë dhe vetura është sekuestruar për kontroll të mëtejshëm. Më datë 11.05.2025, pas kontrollit të detajuar në stacionin policor në Gjilan, në ulësen e përparme të pasagjerit janë zbuluar edhe 1.873 kg shtesë të të njëjtës substancë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia njofton se sasia totale e sekuestruar është rreth 3.6 kg marihuanë.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të përfshirë”, ka njoftuar policia.
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...