Është dërguar në mbajtje kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nën dyshimet për sulm fizik ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.
Lajmi për arbresh.info e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë. Info shtesë: Lidhur me këtë rast janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar. Me koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është inicuar sulm dhe personi është dërguar në mbajtje”, deklaroi Ameti për arbresh.info.
Kujtojmë se më 6 prill do të mbahen zgjedhjet për president të FFK-së, ku Agim Ademi do të ketë kundërkandidat, Gramoz Vokrrin./arbresh.info/
Lexo edhe:
Reagon FFK: Nuk ka pasur kurrfarë sulmi fizik, ka pasur debat për natyrat e punës
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve