Mishi i prishur që është konfiskuar dhe asgjësuar në disa lokacione në qytetet të ndryshme në Kosovë ka qenë temë diskutimi për gjatë dy orëve në Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore.
Kritika të ashpra pati në mes të deputetëve dhe përfaqësuesve të kompanive të mishit në Kosovë, shkruan Insajderi.
Deputetja nga radhët e Nisma-s, Albulena Balaj-Halimaj, ka akuzuar drejtuesit e Elkos Group, që është pronë e deputetetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, për mishin që është zënë në marketet e kësaj kompanie.
Balaj-Halimaj, ka bërë thirrje publike që konsumatorët ta bojkotojnë Elkosin, pasi ka shumë parregullsi në këtë operator ekonomik me produkte të mishit.
Por,pas kësaj ndërhyri Fatos Islami nga Elkos ku pati përplasje verbale me deputeten Balaj-Halimaj. Ai madje ia përplasi dokumentet në tavolinë.
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë