Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Greqi.
Hoxha përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka bërë një propozim Kurti.
“I kisha propozu kryeministrit KURTI le të punësohet në Universitet e pastaj le të ligjëriojë sa të dojë e ku të dojë. Edhe kënaqet ai edhe jeton në plotni me dëshirën me kallxu se sa i lexueshëm është për bojlera, spojlera e të tjera”, shkruan ajo.
Sipas saj, Kurti nuk e ka hallin e menaxhimit të vendit.
“Po besoj i’a kish i’a hajrin ndoshta dikush. Se dertin e menaxhimit të vendit e edhe vendimarrjes për te nuk e ka. Qe 1 javë në Greqi për me ligjëru… GIVE ME A BREAK”, shtoi Hoxha./arbresh.info/

Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...