Deputetja e LVV-së, Liza Gashi, tha se janë të hapur për bashkëpunim me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit të ri.
Në një bisedë për RTV21, deputetja Gashi tha se LVV-ja i ka vetëm 66 vota për zgjedhjen e presidentit.
“Kemi qenë të hapur që nga dita e parë; ftesat kanë qenë po ashtu prezente për opozitën, kështu që unë po shpresoj që të vijmë deri te një dakordim. LVV-ja i ka 57 vota, ndërsa 66 jemi së bashku me partnerët në koalicion. Ne jemi të hapur që të procedojmë tutje, që të mos e dërgojmë vendin në zgjedhje. Përgjigjja i mbetet opozitës.”, tha ajo.
Deputetja Gashi i është përgjigjur edhe kritikave të opozitës se LVV-ja qëllimisht po e zvarrit zgjedhjen e presidentit për ta dërguar vendin në zgjedhje.
“Si ka mundësi që ta zvarrisim ne? Ne vazhdimisht kemi kërkuar nga opozita që të vijë me një kandidat konsensual. Vazhdimisht kemi kërkuar bashkëbisedim apo dialog. Le të dalë opozita dhe të na tregojë nëse po dëshiron zgjidhje të situatës aktuale.”, tha ajo.
Serbët duan ta heqin simbolin që e vendosi Erden Atiqi në ve...
Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap...
Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrug...
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...