Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, përmes një postimi në Facebook, tha se aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT, siç tha ajo, nuk qenka edhe aq i thjeshtë.
Musliu-Shoshi tutje ka thënë se në aplikim është bërë një shkelje e të drejtave, pasi është e caktuar mosha e fëmijëve nga 6-11 vjeç që të bëhet subvencionimi nga klasa e 1-5-të, përcjell Arbresh.info.
“Aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT nuk qenka edhe aq i thjeshte. Sidoqoftë është shkelje e të drejtave të caktosh moshën e fëmiut 6-11 vjec që të bëhet suvencionimi nga klasa e 1-5-të. Është zgjedhje e prindit a e dërgon fëmiun në klasë të parë me 5 apo me 7 vjet.
Kjo qasje e qeverisë na tregon vetëm një të vërtetë, që JETA dhe MIRËQENIA e qytetarit nuk është prioritet. Prioritet është korrupsioni i thellë në çdo fushë, prej grurit,vajit,barnave e deri te librat. Caktone edhe moshën e prindit ndoshta e lehtesoni këtë proces…! Marre! Mjerim! Fundosje”, ka shkruar Musliu-Shoshi./Arbresh.info/
Nis me përplasje verbale numërimi i votave për deputetë, ndë...
Cakolli: Rrezikojmë që të mos i kemi rezultatet deri në një ...
Emërllahu me një postim prekës pas largimit nga Ballkani
PSG me epërsi dyshifrore pas pjesës së parë
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë ...
Rohde i lumtur me ngritjen e Kosovës në indeksin anti-korrup...