Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas konferencës tri ditore të organizuar nga Germin me titullin “Diaspora Flet”.
Musliu-Shoshi ka thënë se diaspora e ka braktisur kryeministrin Albin Kurti, pasi kjo klasë qeverisëse, sipas saj, ia ka vështirësuar diasporës lidhjet me Kosovën.
Postimi i plotë:
Diaspora të braktisi Albin!
“Diaspora Flet” ishte titulli i konferencës që Germin e organizoi për 3 ditë.U përfol se do të jetë konferenca më e madhe e diasporës shqiptare. Ndërsa pas kësaj konference, heshtje.
A thua pse? Sepse diaspora vërtetë foli! Ajo diasporë që me shumicë i votoi për t’i sjellë në krye të institucioneve, ka parë paaftësinë e kësaj klase qeverisëse e janë dëshpëruar totalisht nga këta. Prandaj edhe u organizua tani e jo gjatë verës kur diaspora është në Kosovë.
Diasporës, kjo klasë qeverisëse, ia ka vështirësuar lidhjet me Kosovën; i ka pamundësuar edhe shërbimet bazike, si paisja me pasaporta për shkak të paaftësisë së tyre për të siguruar material për dokumente të identifikimit, ndërkaq ligjin e shumëpërfolur për diasporë akoma nuk e kanë sjellë në Kuvend.
Ndërkohë, e kanë gojën plotë për kthimin e mërgatës. Me këtë ritëm të qeverisjes, jo kthim të mërgatës, por druaj do të ketë dyfishim të saj nga viti tjetër. Në dy vite, kjo klasë qeverisëse e ka mbytur edhe atë pak shpresë që qytetarët e këtij vendi kanë pasur, e tash një nga një, të gjithë po i braktisin./Arbresh.info/
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...