Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë nëna e tij, Gjylie Veseli Berisha.
Kështu ka bërë të ditur deputeti Berisha me anë të një postimi në Facebook, përcjell Arbresh.info.
Berisha tha se varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në varrezat e familjes Berisha në fshatin Saradran të Istogut.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sonte është ndarë nga jeta nëna jonë e dashur, Gjylie Veseli Berisha. Varrimi do të bëhet nesër 13,11,2024 në ora 14:00 në fshatin Saradran në varrezat e familjes Berisha, Komuna e Istogut. Për orarin e pritjes së ngushëllimeve do t’ju informojmë në vijim”, ka njoftuar Berisha./Arbresh.info
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje