Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është shprehur se ideja e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është i papranueshëm për Kosovën.
“Asociacioni është vazhdimësi e një ideje që shtyhet përpara nga Serbia që për fat të keq e ka pranuar edhe klasa politike në Kosovës. Implementimi i një strukture të tillë do të ishte shkatërruese për Kosovën. Dihet synimi asociacionit dhe prandaj është i papranueshëm. Nuk do të zbatohet. Krijimi i një pushteti të tretë do të ishte fatal”, është shprehur Abrashi.
Ai në Rubikon ka theksuar se kërkesa për themelimin e këtij asociacioni zë fill tek procesi i decentralizimit i bërë shumë vjet më parë.
“Nuk mund të pranojmë asnjë ide të përfshirjes së entiteteve që kanë karakter një-etnik. Ne kundërshtonim idenë e decentralizimit që synim ka pas plotësimin e kërkesave të komunitetit serbe këtu”.
“Kritika jonë për decentralizimin etnik ka qenë se nuk duhet të bëhet mbi baza etnike dhe se nga kjo mund të del diçka tjetër. Parashikimet tona të çmendura sot janë realitet. Asociacioni është faza e dytë të një ideje që ka ardhur nga decentralizimi etnik”.
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.51 euro p...
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...