Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se krijimi i aleancave për rrëzimin e qeverisë, përfshi bashkëpunimin me një rrugaç, siç e quan ai, ish-ambasadorin Grenell, është një tradhti kombëtare.
“Është tradhti kombëtare kur krijon aleanca me të huaj për me rrëzu qeverinë tënde, përfshi bashkëpunimin me një rrugaç e bully si Grenelli”, shkruan Basha në Facebook.
Ai madje shprehet se ambasadori Grenell rregulloi çështjen që Senatori David Perdue dhe djali i Presidentit të SHBA, Donald Trump Jr, të bënin një deklaratë në Twitter duke sugjeruar që SH.B.A. të tërhiqte trupat e saj nga Kosova.
Reagimi i plotë i tij:
Është tradhëti kombëtare kur krijon aleanca me të huaj për me rrëzu qeverinë tënde, përfshi bashkëpunimin me një rrugaç e bully si Grenelli. Raporti i BE-së e dëshmon këtë që e kemi thënë nga fillimi. Jeni bërlloga, jeni të gërditshëm!
“Në fillim të vitit 2020, Presidenti i SHBA Donald Trump, për të forcuar fushatën e tij elektorale, i ktheu vëmendjen e tij në negocimin e një zgjidhjeje midis Kosovës dhe Serbisë. Detyra e negociatave iu besua Ambasadorit Richard Grenell, i cili u emërua i Dërguar Special për Negociatat e Paqes në Serbi dhe Kosovë. I irrituar nga ajo që ai e pa si pengesë nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Ambasadori Grenell rregulloi që Senatori David Perdue dhe djali i Presidentit të SHBA, Donald Trump Jr, të bënin një deklaratë në Tëitter duke sugjeruar që SH.B.A. të tërhiqte trupat e saj nga Kosova.
Ambasadori Grenell atëherë barti atë kërcënim – i cili nuk u bë nga një zyrtar amerikan – në negociata me partnerët e koalicionit të Kurtit, duke krijuar një votim mosbesimi që rrëzoi qeverinë e Kurtit. Masa u denoncua në Evropë, duke përfshirë një demarsh të përbashkët nga ambasadorët francezë dhe gjermanë në Prishtinë. Siç tregon ky shembull, një aktor i huaj ishte në gjendje të prodhonte një kërcënim krejt të trilluar dhe kështu të krijonte një ndryshim të qeverisë.
Shpeshherë, mediat kosovare merrnin deklarata të bëra diku tjetër – shpesh nga politikanë ose media serbe- dhe do ua paraqisnin lexuesve ose shikuesve si qëndrime zyrtare kundër shtetit të Kosovës.”
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër
Ngushtica e Hormuzit do të hapet 30 ditë pas arritjes së një...
“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri i jep fund lidhjes me Va...
Suedia arrin objektivin për të pasur më pak se 5% të populls...