Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka komentuar bllokadën aktuale parlamentare, duke theksuar se problemi qëndron te kryetarët e partive, të cilët, sipas tij, nuk po krijojnë mundësi për bashkëpunim.
Në një deklaratë për media, Hasani ka theksuar se është e rëndësishme që të hapen mundësi për opozitën, në mënyrë që ajo të mund të kontribuojë në proceset parlamentare.
“Nuk jemi armiq mes veti, jemi kundërshtarë politikë. Problemi është tek kryetarët e partive. Partia e parë problemi është se nuk po hapin mundësi. Nuk është me rëndësi cili është votimi i fshehtë apo i hapur, unë e kam qëndrimin tim. Ai (Kurti) duhet ta kuptoj një herë e përgjithmonë se nuk i ka fituar zgjedhjet, është partia e parë, por nuk i ka fituar zgjedhjet”, tha ai.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit