Sot në Augsburg të Gjermanisë u mbajt mbledhja e Fondacionit “Besa” bashkërisht me Shoqatën Bavarezo-Kosovare, shoqatën “Martin Camaj”, “Shqiponja nga Rosenheim”, “Rrufeja” dhe FC Alba.
Mysafir special ishte miku i Fondacionit “Besa”, dr. Vokler Ulrich CDU/CSU, deputet i Bundestagut gjerman. “Në këtë takim u dakorduam që zoti Ulrich të jetë partner yni në Bundestag edhe në legjislaturën e ardhshme. Ai do të ketë mbështetjen nga Fondacioni në vazhdimësi edhe në zgjedhjet e shtatorit”, thuhet në njoftimin e Shoqatës “Besa”.Volker Ulrich tha se është e pakuptimtë që kosovarët të bllokohen për shkak se duhet ta heqin edhe nënshtetësinë serbe. Për këtë punë ai tha se do të flas me Serbinë dhe po ashtu kërkoi që ajo të heq dorë nga mitet që pretendojnë se “Kosova është Serbi”.
“Kosovarët asnjëherë nuk kanë qenë shtetas serb dhe nuk ka nevojë të kërkohet një gjë e tillë”, tha dr. Volker Ulrich dhe shprehu interesin që vitin e ardhshëm ta vizitojë Kosovën. Z. Ulrich u interesua edhe për situatën që dp të formohen pas zgjedhjeve në Kosovë. “Interesi ynë, si mik i juaji, është që Kosova të ketë institucione demokratike, konform përfaqësuesve të zgjedhur në Parlamentin e Kosovës”.
Në këtë takim mori pjese edhe ministri në largim i Diasporës, Valon Murati. Fondacioni “Besa” ka shprehur gatishmëri të mbështes Komunën e Prishtinës në realizimin e projektit të shkollës për fëmijët me autizëm dhe sindromin down, transmeton KosovaPress.

Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...